Thirrjet e BE-së për dialog nuk japin rezultat, analistët: Serbia

0%

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të mbetet në ngërç, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për rifillimin e takimeve të nivelit të lartë. Analistët vlerësojnë se procesi i deritanishëm ka dështuar dhe kërkojnë dialog të ri mbi baza të barabarta, ndërsa si kusht për vazhdimin e tij theksojnë përmbushjen e obligimeve nga Serbia dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit para drejtësisë kosovare.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka kohë që ka ngecur. Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për rifillimin e takimeve të nivelit të lartë, deri më tani nuk ka pasur lëvizje konkrete në këtë drejtim.

Së fundmi, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të avancojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura, veçanërisht Marrëveshjen e Ohrit. Pas konstituimit të institucioneve të Kosovës, tanimë dialogu është rikthyer në qendër të diskutimeve publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, marrëveshjet e arritura ndër vite dhe vetë procesi i dialogut vazhdojnë të kritikohen nga njohës të çështjeve kushtetuese dhe analistë politikë. Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, vlerëson se procesi i deritanishëm ka dështuar dhe se një dialog i ri duhet të zhvillohet mbi baza të reja, me barazi të plotë ndërmjet palëve.

Sipas tij, është dëmtuar edhe besueshmëria e Bashkimit Evropian si ndërmjetësues. “Janë mbi 41 marrëveshje, secila më e dëmshme se tjetra për Kosovën, po ato kanë rënë, dialogu ka rënë, d.m.th. ka vdekur.

Thjesht duhet edhe ndërmjetësimi i BE-së dhe besueshmëria në atë ndërmjetësim ka rënë me këtë që kanë bërë, duke na dënuar gjithë historinë tonë dhe ardhmërinë tonë dhe rrënjët dhe themelet e shtetit me këtë aktgjykim. Me Serbinë s’kemi çka diskutojmë, sepse asnjë rezultat nuk ka prodhuar dhe as nuk do të prodhojë”, tha Baraliu.

Edhe analisti Dorajet Imeri e sheh si të pamundur vazhdimin e dialogut në rrethanat aktuale. “Është i pamundur dhe nuk do të mund të vijojë për aq kohë sa Serbia e ka këtë qasje.

Serbia duhet të njohë realitetin e ri, të dorëzojë para institucioneve të drejtësisë kosovare Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij, sepse tani ka një aktakuzë të ngritur për së paku dy krime, një për terrorizëm dhe një për krime lufte. Ai nuk mund të jetë i lirë në sheshet e Serbisë dhe Serbia të pretendojë se do të ketë normalizim të raporteve me Kosovën.

Kjo çështje tanimë është e ditur”, tha Imeri. RTK-ja ka provuar të marrë një qëndrim nga Qeveria e Kosovës lidhur me këtë çështje, por deri në transmetimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti, në një takim të zhvilluar në korrik me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, deklaroi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj angazhimit konstruktiv, paqes së qëndrueshme dhe respektimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Takimi i fundit i nivelit të lartë ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u mbajt më në Bruksel, ndërsa takimi i fundit trepalësh në nivel të kryenegociatorëve u zhvillua më .

Burimi: Telegrafi