​Mëngjes i ftohët, me diell gjatë ditës

0%

Sot në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13°C deri në 17°C, raporton KosovaPress.

Megjithatë, sipas Institutit temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të shkaktojnë ndjesi të theksuar të freskisë, veçanërisht te personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike. Rekomandohet veshje e përshtatshme për temperaturat e kësaj periudhe. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri 3 metra në sekondë.

Burimi: Bota Sot