Arda Guller, Kylian Mbappe e Yan Diomande me magjinë e tyre e hodhën në “nokaut” Sevillën. Real Madridi ka triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Sevillës, në kuadër të javës së nëntë të elitës së futbollit spanjoll, në një ndeshje ku shkëlqyen Arda Guler, Kylian Mbappe dhe Yan Diomande. Arda Güler zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të.
Futbollisti turk pranoi një pasim dhe, pa hezituar, lëshoi një goditje të fuqishme e të pandalshme nga rreth 17 metra, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës. Shtatë minuta më vonë, në minutën e 37-të, Kylian Mbappe realizoi një aksion spektakolar.
Sulmuesi francez me një lëvizje mashtruese la pas dy lojtarë kundërshtarë, kaloi edhe portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2:0. Në minutën e 63-të, Mbappe shënoi golin e dytë personal, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë. Francezi goditi në qendër të portës dhe e mashtroi portierin Odysseas Vlachodimos, duke e thelluar epërsinë e madrilenëve në 3:0.
Sevilla reagoi në minutën e 80-të. Pas një kombinimi të bukur me Lucas Stassinin, Manuel Bueno Sebastian u gjend në pozitë të favorshme dhe shënoi me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të portës, duke ngushtuar rezultatin në 3:1. Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë, Yan Diomande shënoi një supergol.
Futbollisti goditi fuqishëm nga rreth 17 metra, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës për rezultatin 4:1. Reali zë vendin e tretë me 21 pikë, gjashtë më pak se lideri Barcelona, ndërsa Sevilla renditet në vendin e gjashtë me 14 pikë.
