Lazio i jep leksione Juventusit, Zhegrova zhvillon mbi 30 minuta

0%

Lazio ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Juventusi, në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A. Skuadra e Gennaro Gattusos fitoi me rezultat 0-3, në sfidën ku ishin më të mirë në periudhën më të madhe të lojës. Juventusi e nisi më mirë për të krijuar disa aksione si dhe shënoi me Randal Kolo Muanin, mirëpo goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, ishte Lazio që e zhbllokoi epërsinë përmes Oliver Provstgaard pas asistimit të Zaccagnit (37’). Juve sërish e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, ku Woltemade ishte afër të realizonte një gol të bukur. Dele-Bashiru!

THREE for Lazio ⚽⚽⚽#JuveLazio 0-3 https://t.co/YX1zIVy9DV — Lega Serie A (@SerieA_EN) October 18, 2026 Mirëpo, kur askush s’e priste Gustav Isaksen shënoi një supergol nga distanca për të dyfishuar epërsinë (66’). Pas këtij goli, Luciano Spalletti e futi në lojë Edon Zhegrovën, i cili kompletoi disa driblime por që assesi s’ia doli të asistonte apo të shënonte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Krejt në fund, Lazio realizoi edhe një herë përmes Fisayo Dele-Bashiru për ta vulosur fitoren (89’). Lazio me këtë fitore ngjitët në pozitën e dytë me 19 pikë ndërsa Juventusi zë pozitën e tetë me 11 sosh./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi