Deçani shënon “Ditën e Gështenjës”, festë që promovon traditën dhe

0%

Në Deçan është mbajtur Festa Tradicionale “Dita e Gështenjës”, një aktivitet që promovon vlerat kulturore, traditën dhe rëndësinë ekonomike të gështenjës për familjet e kësaj komune. Në këtë festë morën pjesë kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përfaqësues institucionalë, artistë, piktorë, alpinistë dhe qytetarë të shumtë.

Programi festiv u shoqërua me aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike, përfshirë ekspozita të piktorëve, performanca të ansambleve me muzikë e valle tradicionale, si dhe aktivitete të alpinistëve në shtigjet malore të Deçanit.

Sipas Komunës së Deçanit, gështenja ndër breza ka qenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për shumë familje të kësaj zone, duke u shndërruar në simbol të punës, përkushtimit dhe trashëgimisë vendore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komuna ka falënderuar organizatorët, pjesëmarrësit dhe qytetarët që kontribuuan në realizimin e kësaj feste, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e traditës, kulturës dhe vlerave lokale.

Burimi: Telegrafi