Sot i jepet lamtumira e fundit avokatit Sheremet Ademi, ish-kryetarit dhe njërit prej themeluesve të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të Personave të Zhdukur të Kosovës. Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet nga ora , në varrezat e fshatit Rashan, në Shalë të Bajgorës. Gjatë luftës në Kosovë, Sheremet Ademi kishte të zhdukur vëllain dhe dy nipër.
Përvoja e tij personale e kishte lidhur ngushtë edhe me angazhimin për çështjen e personave të zhdukur dhe përfaqësimin e familjeve të tyre. Shuhet avokati Sheremet Ademi – Besnik R. BERISHA: “Sonte do të doja ta takoja edhe një herë, vetëm të ulesha e ta dëgjoja” Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
