Presidenti i La Ligës në telashe pas deklaratës kontroverse për Real

0%

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, mund të përballet me masa ndëshkuese pas deklaratave të tij kontroverse për Real Madridin, pasi Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë ka nisur të shqyrtojë nëse ai ka shkelur protokollet institucionale.

Tebas krahasoi strategjitë e komunikimit të klubit madrilen, përmes kanalit Real Madrid TV, me taktikat e propagandës së Gjermanisë naziste, duke nxitur reagim të ashpër nga drejtuesit e klubit mbretëror.

Të premten, Real Madridi publikoi një deklaratë përmes së cilës kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Tebasit, i cili, krahas pozitës së presidentit të La Ligës, shërben edhe si nënkryetar i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas gazetës Marca , Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë, i njohur si CSD, po heton nëse Tebas ka shkelur protokollet institucionale përmes deklaratave dhe sjelljes së tij të fundit publike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com