Gara për kreun e OKB-së, asnjë kandidat nuk siguron mbështetjen e

0%

Asnjëri nga shtatë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, të cilët kanë të drejtën e vetos.

Sipas agjencisë Associated Press (AP), votimi i fundit joformal, i zhvilluar të premten (16 tetor), ka treguar se gara për pasardhësin e António Guterresit mbetet e hapur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e paraqitjes së kandidatëve të rinj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca janë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, mbështetja e të cilëve është vendimtare për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në votimin e fundit, 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë shprehur qëndrimet e tyre për shtatë kandidatët, duke votuar për mbështetjen, kundërshtimin ose duke mos dhënë mendim. Për herë të parë gjatë këtij procesi janë përdorur fletëvotime me ngjyra të ndryshme, për të dalluar votat e pesë anëtarëve të përhershëm.

Sipas dy diplomatëve që kanë folur për AP-në në kushte anonimiteti, tre kandidatët kryesorë, Rebeca Grynspan nga Kosta Rika, Rafael Grossi nga Argjentina dhe Carolyn Rodrigues Birkett nga Guajana, kanë marrë secili nga dy vota kundërshtuese prej anëtarëve të përhershëm.

Grynspan, ish-zëvendëspresidente e Kosta Rikës dhe aktualisht drejtuese e agjencisë së OKB-së për tregtinë dhe zhvillimin, ka siguruar nëntë vota mbështetëse, duke ruajtur epërsinë në votimin joformal.

Ndërkohë, zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se administrata e presidentit Donald Trump ende nuk e konsideron asnjërin prej kandidatëve si zgjedhje ideale, megjithëse nuk e kanë përjashtuar mundësinë e mbështetjes së njërit prej tyre.

Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, ka deklaruar se organizatës i nevojitet një udhëheqje e fuqishme dhe energjike, e cila do ta përqendronte punën e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Sipas traditës së rotacionit rajonal, këtë herë pritet që sekretari i përgjithshëm të vijë nga Amerika Latine.

Gjithashtu, ekzistojnë kërkesa që për herë të parë në krye të OKB-së të zgjidhet një grua. Dy kandidatët nga Afrika, ish-diplomati i OKB-së Olara Otunnu nga Uganda dhe ish-presidenti i Senegalit Macky Sall, kanë marrë nga dhjetë vota kundërshtuese.

Votimi i ardhshëm joformal pritet të zhvillohet javën e ardhshme, ndërsa përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë kanë lënë të hapur mundësinë e përfshirjes së kandidatëve të rinj. Mandati i sekretarit aktual të përgjithshëm, António Guterres, përfundon më , pas dhjetë vjetësh në krye të organizatës.

Burimi: Bota Sot