Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në protestën që po mbahet për të pestën ditë me radhë, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Në reagimin zyrtar, ambasada thekson se dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar.
Përmes këtij mesazhi, ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në protesta ta ushtrojnë të drejtën e tyre për demonstrim në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. “Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
