Aeroplanët luftarakë rumunë F-16 rrëzuan dy dronë mbi Detin e Zi, në incidentin më të fundit me dronë që prek këtë vend të Evropës Juglindore, njoftuan autoritetet të shtunën. Ministri i Mbrojtjes, Radu Miruta, deklaroi se droni i parë hyri në hapësirën ajrore rumune rreth orës dhe u rrëzua “brenda dy minutash”, 25 km në juglindje të qytetit Sulina.
“Droni i dytë, në të njëjtën zonë, u kap dhe u rrëzua në orën , pesë minuta pasi hyri në hapësirën ajrore kombëtare, 20 km në lindje të Sulinës”, tha Miruta.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Mbrojtjes, dy aeroplanë F-16, të cilët po kryenin misione të patrullimit ajror, morën pjesë në operacionin për kapjen e dronëve, pasi u ngritën me urgjencë nga baza ajrore 86 në Borcea, pranë qytetit Fetești. Sipas ministrisë, aeroplanët u aktivizuan pasi sistemet e vëzhgimit me radar diktuan disa objektiva ajrorë.
Më vonë, ajo njoftoi se objektivat ishin “dronë sulmues me motor reaktiv, të familjes Geran”. “Deti i Zi shërben si një arterie detare kritike për eksportin global të drithërave, burimeve energjetike dhe mallrave industriale; për këtë arsye, stabiliteti i tij është jetik për sigurinë ndërkombëtare të ushqimit dhe energjisë”, shkroi në platformën X Oana Toiu, ministre e Punëve të Jashtme e Rumanisë, duke shtuar se NATO-ja do të diskutojë çështjet e “mbrojtjes dhe parandalimit” në Detin e Zi gjatë një takimi të ardhshëm.
“Deti i Zi do të jetë sërish i sigurt”, shtoi ajo. Duke qenë e vendosur në krahun lindor të NATO-s, Rumania është veçanërisht e cenueshme ndaj kërcënimeve të sigurisë që burojnë nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Muajt e fundit, vendi është përballur me një shtim të inkursioneve dhe incidenteve që përfshijnë dronë, të cilat besohet se lidhen me këtë konflikt.
