Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron që dënimi me vdekje të zbatohet edhe ndaj personave që shpallen fajtorë për vrasjen e zjarrfikësve. Deklarata e tij vjen pasi Trump kishte shprehur më herët dëshirën që dënimi kapital të zbatohet për këdo që shpallet fajtor për vrasjen e një oficeri policie.
Gjatë një dreke të organizuar në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, në nder të organizatave të zjarrfikësve, presidenti amerikan theksoi se dëshiron dënime të ashpra për personat që vrasin pjesëtarët e këtyre shërbimeve.
Trump bëri të ditur gjithashtu se e kishte udhëzuar Ministrinë e Drejtësisë që të kërkonte dënimin me vdekje në raste të tilla, duke theksuar se kjo duhet të vlejë për “këdo që vret një zjarrfikës”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!