Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar këtë mëngjes pas ditës së tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, duke kritikuar aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama ka krahasuar dëmet e shkaktuara gjatë protestave me shkatërrimet e shkaktuara nga tërmeti, duke rikujtuar përpjekjet për rindërtimin e shtëpive të familjeve të prekura.
Kreu i qeverisë pretendoi se protestat nuk pasqyrojnë shqetësimet dhe aspiratat e studentëve, por sipas tij, janë nxitur nga forca politike që synojnë të pengojnë përparimin e vendit. Rama kritikoi gjithashtu përfshirjen e të miturve në protesta dhe dëmtimin e trotuareve, duke vënë në pikëpyetje nëse veprime të tilla përfaqësojnë interesat e studentëve.
“Kjo s’ka lidhje me studentët, flama nuk është studentore. Kjo s’ka të bëjë fare me hallet dhe me problemet apo me aspiratën për një vend më të mirë”, deklaroi Rama. Ai akuzoi gjithashtu opozitën se po nxit përplasjet për të penguar zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa u zotua se qeveria do të jetë pranë familjeve të prekura nga dëmtimet pasi, siç u shpreh ai, “kjo flamë të kalojë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
