Mbi 20 mijë votues më shumë nga Kosova në listën e Serbisë, zbulohen

0%

Numri i votuesve me adresë në Kosovë në listën zgjedhore të Serbisë është rritur nga 94.161 më 2023 në 115.856 para zgjedhjeve të 25 tetorit, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë . REL ka evidentuar emra të përsëritur, gabime dhe mbi 3.800 regjistrime ku mungon emri i prindit. Në Mitrovicë është identifikuar edhe një person i vdekur në listë.

Ognjen Rashua, përfaqësues i opozitës në Komisionin për Rishikimin e Listës Zgjedhore, e lidh rritjen me rikthimin në evidencën e vendbanimit në Kosovë të personave të cilëve u kishte skaduar vendqëndrimi në Serbi. Ai paralajmëron se pasaktësitë krijojnë rrezik abuzimi. “Në të gjitha këto parregullsi mund të fshihen manipulime”, ka deklaruar Rashuo për REL-in.

Zoran Saviq nga organizata Aktiv kërkon transparencë për përbërjen e elektoratit, por shmang përfundimet pa prova. “Nuk pretendoj se janë votues fiktivë, nuk kam prova për këtë”, ka thënë ai. Autoritetet serbe e mbrojnë saktësinë e listës. Megjithatë, ministritë përgjegjëse nuk u janë përgjigjur pyetjeve të REL-it për gabimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Votuesit nga Kosova do të votojnë në 60 vendvotime në Tutin, Rashkë, Kurshumli dhe Vranjë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com