Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e paraparë të mbahej sot në orën , është anuluar. Në rendin e ditës ishin parashikuar disa interpelanca me ministra, shqyrtimi i projektligjeve, si dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.
Ndër çështjet që pritej të diskutoheshin ishte edhe interpelanca urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Po ashtu, në agjendë ishin përfshirë interpelancat me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe me ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Ndërkohë, jashtë godinës së Kuvendit pritej të mblidheshin studentë dhe qytetarë, në vazhdim të protestave që kanë vijuar prej dy ditësh në Tiranë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
