LEX | Supremja ia hedh poshtë IKD-së padinë për shfuqizimin e një

0%

Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur poshtë si të palejueshme padinë e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), përmes së cilës është kërkuar shfuqizimi i një dispozite të Rregullores për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës për Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Vendimi është marrë më , jashtë seancës gjyqësore, gjatë shqyrtimit paraprak të lejueshmërisë së padisë së paraqitur nga IKD-ja, e përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, E.M., kundër Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës.

Padia kishte për objekt shfuqizimin e paragrafit 2 të nenit 50 të Rregullores Nr. 01/2026 për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës për Zyrtarët e ATK-së, të miratuar më . Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, gjatë shqyrtimit paraprak është vlerësuar nëse IKD-ja i plotëson kushtet ligjore për të kërkuar shfuqizimin e një akti nënligjor normativ.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke u bazuar në nenin 25 të Ligjit Nr. 08/L-182 për Konfliktet Administrative, Gjykata ka konstatuar se nga provat e bashkëngjitura në padi nuk është vërtetuar se IKD-ja bën pjesë në kategorinë e subjekteve që mund të kërkojnë shfuqizimin e aktit të kontestuar në rrethanat e këtij rasti.

Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar se paditësi nuk është prekur drejtpërdrejt ose tërthorazi nga zbatimi praktik i rregullores dhe se nuk është dëshmuar ekzistimi i interesit juridik për ta kundërshtuar atë përmes padisë së paraqitur.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, dispozita e kontestuar prek drejtpërdrejt një kategori të caktuar dhe të kufizuar personash që ushtrojnë ose kanë ushtruar pozita të caktuara profesionale. Gjykata ka vënë në dukje se personat të cilëve u referohet kjo dispozitë nuk kanë paraqitur pretendime për vlerësimin e ligjshmërisë së aktit nënligjor.

Në aktvendim, Gjykata Supreme i është referuar dispozitave të Ligjit për Konfliktet Administrative që përcaktojnë kushtet për paraqitjen e padive për shfuqizimin e akteve nënligjore normative, shqyrtimin paraprak dhe rastet kur një padi mund të hidhet poshtë si e palejueshme.

“Gjykata ka theksuar se, në përputhje me nenin 38, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, të këtij ligji, padia hidhet poshtë kur nuk plotësohet ndonjëri nga kushtet e përgjithshme ose të veçanta procedurale të përcaktuara me ligj. Ndërkaq, neni 35 përcakton detyrimin e Gjykatës që, para shqyrtimit të çështjes në themel, të vlerësojë lejueshmërinë e padisë dhe përmbushjen e kushteve procedurale.

Gjykata ka sqaruar se, ndonëse në raste të caktuara, përfshirë rastet që kanë të bëjnë me pensionistët dhe kategori të tjera të cenueshme, u është njohur legjitimiteti palëve paditëse, kjo nuk nënkupton se çdo subjekt ka automatikisht legjitimitet për të kundërshtuar çdo akt nënligjor normativ.

Meqenëse çështja e legjitimitetit procedural është vlerësuar si çështje paraprake, Gjykata Supreme nuk është lëshuar në shqyrtimin e meritave të kërkesëpadisë dhe nuk ka vendosur për ligjshmërinë e paragrafit 2 të nenit 50 të Rregullores Nr. 01/2026.”, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com