Gjermania ndryshon rregullat për të huajt – njohje më e shpejtë e

0%

Gjermania po përgatit ndryshime në procedurat për njohjen e kualifikimeve profesionale të fituara jashtë vendit, me synimin për të përshpejtuar punësimin e specialistëve të huaj dhe për të reduktuar burokracinë, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë. Reformat parashikojnë procedura më të unifikuara dhe digjitale për njohjen e diplomave të mjekëve, dentistëve, farmacistëve dhe mamive.

Një nga ndryshimet kryesore është që provimi i njohurive profesionale të bëhet procedura standarde për mjekët, dentistët dhe farmacistët që kanë përfunduar studimet në vende jashtë Bashkimit Evropian. Vlerësimi i ekuivalencës së diplomave përmes dokumentacionit do të mbetet si alternativë.

Kjo synon të shkurtojë kohën e nevojshme për shqyrtimin e aplikimeve dhe të lehtësojë punësimin e profesionistëve të kualifikuar, për të cilët Gjermania ka nevojë në sistemin shëndetësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu mundësinë që autoritetet e landeve gjermane të kontrollojnë njohuritë gjuhësore të aplikantëve nga vendet jashtë BE-së edhe para vlerësimit përfundimtar të kualifikimeve të tyre profesionale.

Një tjetër masë është digjitalizimi i shkëmbimit të dokumenteve ndërmjet institucioneve, në mënyrë që procedurat të zhvillohen më shpejt dhe të shmangen kërkesat e panevojshme administrative.

Për mamitë që kanë përfunduar studimet jashtë BE-së, do të jetë e mundur të zgjedhin nëse duan të kalojnë drejtpërdrejt në provimin e njohurive ose në një kurs përshtatjeje profesionale, pa iu nënshtruar paraprakisht vlerësimit të ekuivalencës së dokumenteve.

Sipas Ministrisë Federale të Shëndetësisë së Gjermanisë, reforma synon të lehtësojë integrimin e profesionistëve të huaj në tregun e punës, duke ruajtur njëkohësisht standardet e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe sigurisë së pacientëve. Bundestagu e miratoi ligjin për përshpejtimin e njohjes së kualifikimeve profesionale në sektorin e shëndetësisë më .

Hyrja e tij në fuqi është planifikuar për , pas miratimit të nevojshëm nga Bundesrati. Ndryshimet mund të jenë me rëndësi edhe për profesionistët nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që synojnë të punojnë në Gjermani.

Megjithatë, njohja e diplomës nuk nënkupton automatikisht të drejtën për të ushtruar profesionin: aplikantët duhet të plotësojnë edhe kërkesat për licencim, njohuri të gjuhës gjermane dhe kushtet e tjera përkatëse.

Burimi: Telegrafi