E reja në Prishtinë denoncon të dashurin për presion psikologjik dhe

0%

Një rast i dhunës në familje dhe kanosjes është raportuar më 14 tetor në rrugën “Faton Shabani” në Prishtinë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , L.A. ka raportuar se kishte probleme me të dashurin e saj, A.G., me të cilin është në lidhje, por nuk bashkëjetojnë.

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari kishte ushtruar presion psikologjik ndaj saj për një kohë të gjatë dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. Ajo ka deklaruar se më 14 tetor, përmes rrjetit social Snapchat, i dyshuari e kishte telefonuar vazhdimisht dhe e kishte kanosur.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa sipas informatave fillestare ka pranuar se i kishte shkruar vazhdimisht palës ankuese dhe se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje” në kuadër të dhunës në familje, ndërsa A.G. është ndaluar për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com