Aktorja britanike Daisy Edgar-Jones ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Nju Jork, ku është shfaqur në kuadër të aktiviteteve promovuese për filmin e ri Sense and Sensibility. Aktorja 27-vjeçare u shfaq me një fustan saten me korse dhe dekolte të hapur, i cili theksonte siluetën e saj dhe i jepte pamjes një prekje të veçantë glamuri.
Me stilin e saj të rafinuar dhe elegancën që e karakterizon, Daisy dëshmoi edhe një herë se di të tërheqë vëmendjen në paraqitjet publike. Daisy Edgar-Jones Ajo është angazhuar në promovimin e projektit të ri kinematografik Sense and Sensibility, një përshtatje e veprës së njohur të shkrimtares angleze Jane Austen, e cila vazhdon të frymëzojë produksione të shumta filmike.
Paraqitjet e aktores në këtë turne promovues kanë vënë në pah jo vetëm projektin e saj të ri, por edhe stilin e saj të veçantë në modë. Daisy Edgar-Jones
