Kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi, analizoi barazimin e arritur në Ligën e Konferencës ndaj Midjylland, teksa foli me superlativa për skuadrën e tij. Ai u shpreh: “Jam i kënaqur, luajtëm me një ekip shumë të forta. Fusha tregoi se nuk kishte shumë diferenca. Luajtëm si të barabartë. Edhe ne mund ta fitonim ndeshjen.
E nisim mirë me një pikë ndaj një kundërshtari shumë të fortë, drejt rrugës për të pasur sa më shumë suksese. Është ndryshe kampionati shqiptar, në Ligën e Konferencës, ekipet janë më të forta, ne e dimë forcën e grupit, këtë arritje e kemi merituar. E tregoi dhe ndeshja e sotme që nuk jemi rastësisht në grupet e Konferencës.
Do mundohemi të luajmë si të barabartë me të gjitha ekipet, shanset i kemi, lojtarët janë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, është vetëm fillimi, ekipet nuk duhen nënvlerësuar sepse atje ku mendon se mund të fitosh, edhe mund ta humbasësh ndeshjen. Komunikim jo i mirë i joni te goli i pësuar. Ato gola ne nuk i kemi ngrënë kurrë.
Duhet ta mbyllnim pjesën e parë 1 me 0 në favorin tonë, që të ishim më të qetë. Në pjesën e dytë, ndeshja shkoi mirë për ne. Jemi të kënaqur. U mërzita te goli, ishim në moment të mirë, mund të na rritej personaliteti dhe dëshira për ta fituar ndeshjen. Egnatia ka mundësi për të shkuar lart, por duhet ti marrim ndeshjet një nga një.
Këtu nuk falen gabimet, ekipet e forta të ndëshkojnë me të parin. Luajmë për gjithë futbollin shqiptar, do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe të arrijmë të kalojmë grupet. Jemi gati për të dielën. Fokusi i gjithë te Vllaznia”, deklaroi Aleksi.
