Zhgënjeu me paraqitje, Vinicius Jr largohet i zemëruar: Nuk e kuptoj

0%

Sulmuesi Vinicius Junior ka mbetur i habitur se pse trajneri Jose Mourinho e zëvendësoi në fitoren ndaj Romës. Braziliani nuk e kishte natën e tij dhe Mourinho vendosi ta zëvendësonte pas 70 minutave lojë, kur Reali po humbiste 3-1 ndërsa në krahun e tij e dërgoi Yan Diomande për t’ia liruar Endrickut pozitën e sulmuesit të djathtë.

Kjo në fakt rezultoi se vendimi më i qëlluar, me Realin që bëri një përmbysje spektakulare nga 3-1 në 3-4 për vetëm shtatë minuta.

Sidoqoftë, i pakënaqur me vendimin e teknikut portugez është ndarë Vinicius, i cili raportohet se ka thënë “Pse me zëvendësoi mua”, duke ngritur duart derisa largohej për në stol. 🚨🚨 VINÍCIUS JÚNIOR FURIOUS AFTER MOURINHO SUBSTITUTES HIM! 😳🇧🇷Vini was clearly UNHAPPY WITH THE DECISION to take him off. 👀🔥MOURINHO WON’T BACK DOWN FROM HIS DECISIONS. 🤍⚪️ https://t.co/pWwFSwe5QD — Born Madridista (@bornmadridista0) October 14, 2026 Kjo nuk është hera e parë që Vinicius ka pakënaqësi me Mourinhon ndërsa ai nuk do të jetë i disponueshëm as për La Liga, pasi është suspenduar për plot katër ndeshje si pasojë e kartonit të kuq që mori ndaj Villarrealit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përndryshe, Real Madridi rikthehet në vikend për t’u përballur me Sevillan në kampionatin spanjoll./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi