Klubi i basketbollit Trepça ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Splitit, duke triumfuar me rezultat , në ndeshjen e xhiros së dytë të FIBA Europe Cup. Kampionia e Kosovës zhvilloi paraqitje të shkëlqyeshme në palestrën “Gripe”, duke e mposhtur skuadrën kroate dhe duke dëshmuar se është e gatshme të përballet denjësisht në arenën evropiane.
“Ndeshja u zhvillua në një atmosferë interesante, ndërsa vëmendje të veçantë tërhoqën edhe tifozët mysafirë, të cilët mbështetën fuqishëm skuadrën mitrovicase. Në tribuna u dëgjuan brohoritjet “Torcida Trepça”, emri i grupit të tifozëve që kishte udhëtuar për ta përkrahur ekipin nga Kosova”, ka shkruar mes të tjera media kroate “Slobodna Dalmacija”.
“Pas ndeshjes, futbollisti i Hajdukut të Splitit, Adrion Pajaziti, u fotografua me lojtarët e Trepçës, duke i dhënë edhe një dimension futbollistik mbrëmjes evropiane të basketbollit në Split” , ka shkruar media kroate.
