Basri vendos, Dukagjini mposht Vushtrrinë me rezultat minima

0%

Dukagjini ka fituar tri pikët e plota ndaj Vushtrrisë, duke triumfuar me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës. Heroi i skuadrës nga Klina ishte Elton Basri, i cili shënoi në minutën e 10-të pas asistimit të Iljasa Zulfijes. Dukagjini krijoi edhe raste të tjera shënimi, por nuk arriti t’i konkretizonte, ndërsa Vushtrria nuk pati sukses me kundërsulmet e saj.

Me këtë fitore, Dukagjini ngjitet në vendin e tretë me 16 pikë, tri më pak se liderët Malisheva dhe Prishtina. Vushtrria mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com