Rep-artisja e njohur Baby G po bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi emocionues në llogarinë e saj në Instagram, derisa ndau po ashtu disa fotografi me barkun e rrumbullakosur. Përmes shkrimit ajo deklaroi se po po përgatitet të hyjë në kapitulin më të bukur të jetës së saj, atë të mëmësisë.
Ajo shkroi se zemra e saj është mbushur me dashuri, lumturi dhe emocion derisa ishte lajmi më i bukur që ka ndarë me të gjithë. “Postimi im i preferuar deri më tani dhe lajmi më i bukur që kam pasur kënaqësinë ta ndaj me të gjithë ju.
Zemra ime është e mbushur me kaq shumë dashuri, lumturi dhe emocion, ndërsa përgatitem të hyj në kapitullin më të bukur të jetës sime… të bëhem nënë”, shkroi artistja. “Një dashuri që nuk e kam ndier kurrë më parë, një bekim që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe një mrekulli të vogël që tashmë e dua më shumë se gjithçka tjetër”.
Baby G, po ashtu zbuloi po ashtu për publikun edhe gjininë e foshnjës duke bërë të ditur se është në pritje të një djali. “Mezi pres të të takoj, vogëlushi im. Ti je tashmë e gjithë bota ime”.
