U raportua se është arrestuar, djali i Gani Gecit: Shkoi

0%

Djali i Gani Gecit, është deklaruar pas raportimeve për arrestimin e babait të tij. Sipas tij, Gani Geci, fillimisht ka pranuar një telefonatë nga policia dhe më pas është paraqitur vullnetarisht për intervistim. Postimi i tij i plotë: Unë, Valdrin Geci, deklaroj se kam qenë me babain dhe disa shokë duke pirë kafe në Che Bar.

Pas telefonatës së policisë, Gani Geci ka shkuar vullnetarisht për të dhënë deklaratë në Policinë e Republikës së Kosovës. Pasi të intervistohet, Gani Geci do t’u përgjigjet të gjitha mediave për shpifjet e tyre se kinse është arrestuar.

Shkruan: Rilind Geci Nga ajo që dihet deri më tani, Geci është paraqitur në polici në lidhje me një postimi të gazetarit Lirim Mehmetajt i ci kishte bërë një status në Facebook për deputetin Fatos Geci. Mehmetaj në emisionin “Debat Plus”, ka treguar se anëtarë të familjes Geci kishin shkuar në zyrën e tij dhe i kishin kërkuar ta fshinte ose ta ndryshonte postimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mehmetaj ka thënë se ka shkuar në polici ku ka njoftuar për rastin.

Burimi: Bota Sot