Të shtëna me armë në aheng familjar në Ferizaj – sekuestrohet

0%

Një rast me të shtëna me armë është raportuar mbrëmjen e 12 tetorit në fshatin Surqinë të Ferizajt, ku dyshohet se gjatë një ahengu familjar është përdorur armë zjarri. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , Policia është njoftuar për të shtëna në rrugën “ Ramadan Breznic a”.

Në rast është përfshirë Njësiti i Hetimeve, i cili ka siguruar prova relevante nga vendi i ngjarjes dhe ka identifikuar personin që dyshohet se kishte shtënë me armë. I dyshuari është Erion Breznica, ndërsa nga ai është sekuestruar përkohësisht një pistoletë ZORAKI 917-T, së bashku me karikatorin dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Sipas informatave fillestare, kjo është arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm ”. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com