Pretendimet territoriale të Daçiqit dhe zgjedhjet e 25 tetorit në

0%

Deklarata e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq, se “herët a vonë flamuri serb do të valojë mbi Prizren”, e bërë gjatë një tubimi elektoral në Rashkë më , është shumë më tepër se një provokim nacionalist!

Ajo është shprehje e një politike që vazhdon ta trajtojë Kosovën si territor për t’u rikthyer nën kontrollin e Beogradit, duke shpërfillur realitetin politik, sovranitetin e saj dhe pasojat tragjike të luftërave të viteve ’90. Kjo deklaratë merr një peshë edhe më të madhe për shkak të kontekstit politik në të cilin është bërë: zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Në prag të këtyre zgjedhjeve, Kosova po përdoret sërish si instrument mobilizimi elektoral, ndërsa retorika nacionaliste dhe antishqiptare po rikthehet në qendër të garës politike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pritshmëritë janë se forcat më ekstreme nacionaliste mund të fitojnë më shumë vota dhe ndikim në parlament, duke krijuar presion të ri mbi presidentin Aleksandar Vuçiq dhe mbi vetë Daçiqin për ta ashpërsuar diskursin ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Kur një politikan i nivelit të lartë shtetëror flet për vendosjen e flamurit të shtetit të tij mbi një qytet të një shteti fqinj, nuk kemi të bëjmë me një shprehje të zakonshme të nostalgjisë historike! Realisht kemi të bëjmë me një pretendim territorial që, në rrethanat e Ballkanit, bart një ngarkesë të rëndë politike dhe të sigurisë!

Prizreni nuk është trofe lufte, as objekt i ambicieve ekspansioniste të askujt! Ai është qytet i Republikës së Kosovës, me identitetin, historinë dhe dinjitetin e vet!

Prandaj, deklarata e Daçiqit duhet të merret seriozisht, jo sepse ajo dëshmon se Serbia ka vendosur të nisë një luftë të re, por sepse tregon se ideja e dominimit territorial nuk është zhdukur nga diskursi i një pjese të rëndësishme të elitës politike serbe.

Vazhdimësia e politikës së Millosheviqit Ivica Daçiqi nuk është një komentues periferik, të cilit mund t’i atribuohen deklarata pa përgjegjësi shtetërore! Ai është politikan me përvojë të gjatë në institucionet e Serbisë dhe udhëheqës i Partisë Socialiste të Serbisë, subjektit politik të themeluar nga Slobodan Millosheviqi.

Kjo lidhje politike dhe historike e bën deklaratën e tij edhe më domethënëse. Millosheviqi e shndërroi nacionalizmin serb në instrument të mobilizimit politik dhe të projekteve territoriale, të cilat kontribuuan në shpërbërjen e përgjakshme të Jugosllavisë.

Luftërat, spastrimi etnik, dëbimet masive dhe krimet e kryera në emër të ambicieve nacionaliste lanë plagë të thella në ndërgjegjen e popujve të Ballkanit! Kosova e përjetoi këtë politikë në mënyrën më të rëndë!

Represioni sistematik, dëbimi i qindra mijëra shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998–1999 dhe ndërhyrja e NATO-s janë pjesë e një historie që nuk mund të fshihet me retorikë zgjedhore. Prandaj, kur Daçiqi flet për flamurin serb mbi Prizren, kujtesa historike nuk lejon që fjalët e tij të trajtohen si shaka politike!

Ato rikthejnë frikën se, pavarësisht ndryshimeve formale në institucionet dhe udhëheqjen serbe, disa prej premisave të politikës së vjetër vazhdojnë të përdoren për të mobilizuar elektoratin. Megjithatë, duhet bërë një dallim i domosdoshëm: trashëgimia politike e Millosheviqit nuk nënkupton se çdo qytetar serb pajtohet me këtë ideologji!

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi nuk janë vetëm një garë për numra dhe mandate. Ato zhvillohen në një klimë të polarizuar, ku çështja e Kosovës po përdoret si simbol i identitetit kombëtar dhe si mjet për të shmangur debatet mbi problemet e brendshme të vendit.

Në vend që fushata të përqendrohet te ekonomia, korrupsioni, sundimi i ligjit, emigrimi, standardi i jetesës dhe përgjegjësia institucionale, partitë nacionaliste përpiqen ta zhvendosin vëmendjen te “mbrojtja e Kosovës” dhe te pretendimet për rikthimin e sovranitetit serb mbi territorin e saj!

Pritshmëritë se forcat ekstreme nacionaliste dhe antishqiptare mund të fitojnë më shumë vota janë shqetësuese për disa arsye: Së pari, një rezultat i tillë do ta forconte praninë e politikave që e kundërshtojnë çdo kompromis me Kosovën. Së dyti, do ta kufizonte hapësirën politike të Vuçiqit për të bërë lëshime në dialogun me Prishtinën.

Së treti, do ta shtynte edhe Daçiqin, si udhëheqës i një partie me trashëgimi të drejtpërdrejtë nga epoka e Millosheviqit, drejt një retorike edhe më të ashpër për të ruajtur ndikimin e tij elektoral. Në këtë kuptim, deklarata për flamurin serb mbi Prizrenin nuk duhet parë si një shpërthim i izoluar!

Ajo mund të jetë pjesë e një gare për të dëshmuar se kush është më i ashpër ndaj Kosovës dhe shqiptarëve! Kur nacionalizmi shndërrohet në kriter kryesor të patriotizmit, politikanët përpiqen ta tejkalojnë njëri-tjetrin me deklarata gjithnjë e më provokuese.

Kjo krijon një paradoks të rrezikshëm për Vuçiqin: nga njëra anë, ai dëshiron të ruajë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe të përfitojë nga fondet, investimet dhe perspektiva e integrimit. Kurse nga ana tjetër, ai përballet me presionin e forcave nacionaliste dhe me nevojën për të mos humbur mbështetjen e elektoratit që e sheh Kosovën si çështje të paprekshme kombëtare.

Nëse ekstremistët fitojnë më shumë peshë parlamentare, Vuçiqi mund të detyrohet të përdorë një gjuhë më të ashpër dhe të marrë qëndrime më konfrontuese! Edhe Daçiqi, për shkak të pozitës së tij politike dhe historisë së partisë që drejton, mund të përpiqet të rikthehet në qendër të vëmendjes përmes deklaratave që ushqejnë nostalgjinë për politikën e vjetër serbe.

Kjo nuk do të thotë se zgjedhjet automatikisht prodhojnë luftë! Por ato mund të prodhojnë një parlament më nacionalist, një qeveri më pak të gatshme për kompromis dhe një klimë publike ku kërcënimet ndaj Kosovës normalizohen. Pikërisht këtu qëndron rreziku! Problemi themelor nuk është vetëm flamuri, por ideja politike që fshihet pas tij!

Kjo bie ndesh me frymën e normalizimit të marrëdhënieve dhe me përpjekjet ndërkombëtare për ta shndërruar Ballkanin Perëndimor në një hapësirë bashkëpunimi, jo në një arenë rivalitetesh territoriale. Serbia mund të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, por mospajtimi diplomatik nuk i jep të drejtë të kërcënojë me rikthimin e kontrollit mbi territorin e saj!

Asnjë mosmarrëveshje historike apo politike nuk mund të përdoret si arsyetim për ndryshimin e kufijve me forcë! Rreziku shtohet kur deklarata të tilla bëhen gjatë fushatave zgjedhore. Në vend që të debatojnë për ekonominë, sundimin e ligjit, korrupsionin dhe mirëqenien e qytetarëve, politikanët nacionalistë e përdorin Kosovën si instrument për mobilizimin e votuesve.

Kështu, një çështje e sigurisë rajonale shndërrohet në material për përfitime elektorale! Por retorika nuk mbetet gjithmonë vetëm retorikë. Ajo mund të krijojë klimë politike ku kërcënimi ndaj fqinjit paraqitet si patriotizëm, ndërsa kompromisi dhe bashkëjetesa etiketohen si dobësi. Në një rajon me histori konfliktesh, kjo është veçanërisht e rrezikshme!

Nëse pas zgjedhjeve forcat nacionaliste fitojnë më shumë ndikim, presioni mbi institucionet serbe mund të shfaqet në disa forma: bllokim i dialogut, refuzim i marrëveshjeve të arritura, shtim i fushatave kundër Kosovës dhe përdorim më i madh i strukturave politike e mediatike për të nxitur tensione ndëretnike. Kjo nuk do të thotë se një luftë e re është e pashmangshme!

Por do të thotë se parandalimi i saj kërkon vigjilencë, reagim të qartë diplomatik dhe përgjegjësi politike përpara se provokimet të shndërrohen në veprime konkrete. Evropa – nuk mjaftojnë vetëm dënimet sporadike! Reagimi i ish-ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth, më , e ka vënë në pah problemin me një gjuhë të drejtpërdrejtë.

Ai i cilësoi pretendimet territoriale ndaj një vendi fqinj si tronditëse dhe paralajmëroi se kjo rrugë çon drejt luftës, jo drejt Bashkimit Evropian. Roth kërkoi gjithashtu ndërprerjen e financimit evropian për Serbinë. Ky reagim është i rëndësishëm, por pikërisht këtu shtrohet pyetja: ku është qëndrimi i përbashkët, i qartë dhe i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian?

Pse, kur bëhet fjalë për Kosovën, reagimet e disa zyrtarëve evropianë janë të forta, ndërsa përgjigjja institucionale e BE-së shpesh duket e rezervuar, e ngadalshme ose e pamjaftueshme?

Bashkimi Evropian nuk mund të pretendojë se është garantues i paqes në Ballkan, ndërkohë që pretendimet territoriale të shprehura nga zyrtarë të lartë serbë trajtohen vetëm si incidente të përkohshme të fushatave zgjedhore! Nëse një deklaratë e tillë do të vinte nga udhëheqja e një shteti tjetër evropian kundër një fqinji, a do të mjaftonte një reagim sporadik për ta mbyllur çështjen?

Standardet e dyfishta dëmtojnë besimin në institucionet evropiane dhe dobësojnë bindjen se të gjithë popujt e rajonit gëzojnë mbrojtje të barabartë nga rendi ndërkombëtar. Kjo nuk nënkupton se çdo deklaratë provokuese duhet të pasohet automatikisht me sanksione. Përgjigjja duhet të jetë proporcionale, e mbështetur në fakte dhe e koordinuar ndërmjet institucioneve evropiane.

Por ajo duhet të jetë e besueshme dhe të sjellë pasoja kur kërcënimet përsëriten ose shoqërohen me veprime konkrete që cenojnë sigurinë!

BE-ja duhet të kërkojë sqarim zyrtar nga Beogradi, të vlerësojë deklaratën në kontekstin e politikës së tij ndaj Kosovës dhe të përcaktojë qartë se respektimi i sovranitetit, mospërdorimi i forcës dhe zbatimi i marrëveshjeve janë pjesë e domosdoshme e rrugës evropiane të Serbisë!

Nëse zgjedhjet e 25 tetorit sjellin forcim të partive ekstremiste, Brukseli duhet ta kuptojë se politika e tolerimit të pafund të retorikës nacionaliste mund të prodhojë pasoja të kundërta me objektivin e stabilitetit.

Mbështetja financiare dhe perspektiva evropiane duhet të lidhen më qartë me sjelljen e përgjegjshme të institucioneve serbe, respektimin e marrëveshjeve dhe heqjen dorë nga kërcënimet territoriale. Integrimi evropian nuk mund të jetë vetëm përfitim ekonomik dhe diplomatik! Ai duhet të shoqërohet me përgjegjësi politike, respektim të fqinjëve dhe heqje dorë nga ambiciet ekspansioniste.

Për Kosovën, përgjigjja ndaj kësaj deklarate nuk duhet të jetë as paniku, as heshtja! Duhet të jetë një kombinim i diplomacisë aktive, forcimit të institucioneve dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm me aleatët euroatlantikë.

Prishtina duhet ta dokumentojë dhe ta ngrejë çështjen në institucionet përkatëse ndërkombëtare, duke kërkuar që pretendimet territoriale të mos relativizohen si fjalë të zakonshme të një fushate! Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë vetëm mbi bazën e përgjegjësisë së ndërsjellë, respektimit të marrëveshjeve dhe refuzimit të kërcënimeve.

Po aq e rëndësishme është që Kosova të forcojë demokracinë e saj, sundimin e ligjit, ekonominë dhe kohezionin shoqëror! Siguria e një shteti nuk ndërtohet vetëm përmes deklaratave të fuqishme politike, por edhe përmes institucioneve funksionale, partneriteteve ndërkombëtare dhe aftësisë për të parandaluar krizat.

Shqiptarët në Kosovë, në Luginën e Preshevës, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe kudo në Ballkan kanë arsye të jenë të shqetësuar nga çdo projekt që synon ndryshimin e kufijve me forcë. Por përgjigjja më e mençur është uniteti demokratik, koordinimi politik dhe orientimi euroatlantik, jo nxitja e një gare të re nacionalizmash!

Patriotizmi i përgjegjshëm nuk matet me ashpërsinë e fjalëve, por me aftësinë për të mbrojtur paqen, lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Kosova nuk ka nevojë për aventurizëm, por për institucione të forta dhe aleanca të besueshme. Deklarata e Daçiqit duhet të shërbejë si një test për seriozitetin e politikës evropiane në Ballkan!

Nëse BE-ja dëshiron ta parandalojë përsëritjen e historisë, duhet të reagojë përpara se kërcënimet të shndërrohen në realitet politik ose ushtarak. Paqja nuk ruhet duke e injoruar rrezikun! Ajo ruhet duke e identifikuar, duke e kundërshtuar dhe duke vendosur kufij të qartë ndaj atyre që e vënë në pikëpyetje rendin paqësor.

Serbia duhet ta kuptojë se rruga drejt Evropës nuk kalon përmes pretendimeve territoriale, por përmes fqinjësisë së mirë, përgjegjësisë politike dhe pranimit të realitetit të Kosovës. Askush nuk mund të ndërtojë të ardhmen evropiane duke mbajtur peng të ardhmen e një vendi fqinj!

Nëse zgjedhjet e 25 tetorit prodhojnë një parlament më të varur nga forcat ekstremiste, përgjegjësia e Vuçiqit dhe Daçiqit do të jetë edhe më e madhe. Ata nuk mund të kërkojnë përfitimet e rrugës evropiane, ndërsa për të ruajtur pushtetin përdorin gjuhën e kërcënimit, të hakmarrjes historike dhe të pretendimeve territoriale. Prizreni është qytet i Republikës së Kosovës.

Flamuri i tij shtetëror dhe sovraniteti i saj nuk janë çështje për t’u zgjidhur përmes kërcënimeve, nostalgjive nacionaliste apo kalkulimeve elektorale. Mesazhi për Beogradin është i qartë: historia nuk mund të kthehet prapa me deklarata politike! Mesazhi për Vuçiqin dhe Daçiqin është se rritja e presionit nga ekstremistët nuk i çliron nga përgjegjësia për pasojat e fjalëve të tyre.

Mesazhi për Brukselin është po aq i qartë: heshtja ose reagimi i pamjaftueshëm nuk është strategji paqeje! Dhe mesazhi për shqiptarët është se mbrojtja e Kosovës kërkon vigjilencë, unitet demokratik dhe orientim të palëkundur euroatlantik! Paqja në Ballkan nuk mbrohet duke i mbyllur sytë para kërcënimeve!

Ajo mbrohet duke ua bërë të qartë të gjithëve se kufijtë nuk ndryshohen me forcë, se sovraniteti nuk negociohet nën kërcënim dhe se Evropa duhet të jetë garantuese e këtij parimi për të gjithë, pa përjashtim!

Burimi: Bota Sot