Papa Leoni diagnostikohet me kancer në mushkëri, Vatikani njofton se

0%

Papa Leoni XIV është diagnostikuar me adenokarcinomë të mushkërive, një formë e kancerit të mushkërive, pasi iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë, ka bërë të ditur Vatikani në një buletin mjekësor. 71-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale 90-minutëshe të martën, në spitalin Gemelli në Romë.

Pas operacionit, gjendja e tij ishte e qëndrueshme. “Pas operacionit, Papa u zgjua normalisht dhe, pas një periudhe të shkurtër vëzhgimi, u kthye në dhomën e tij në katin e 10-të”, thuhet në deklaratën e Vatikanit. Lajmi vjen pasi një masë në mushkëri ishte zbuluar gjatë kontrolleve që Vatikani i ka cilësuar si “kontrolle rutinë”.

Më herët, turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur para spitalit për ta përshëndetur Papën, me disa prej tyre që kishin pritur për disa orë. Ata i drejtuan përshëndetje dhe urime për shërim, ndërsa Papa ua ktheu me dorë dhe buzëqeshje nga dritarja e pasme e makinës së tij, e cila ishte e ulur. Në hyrje të spitalit, ai u prit nga personeli mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njëri prej tyre i shprehu keqardhje, ndërsa Papa reagoi me një buzëqeshje dhe ngritje të shpatullave. “Jemi këtu për ju”, i thanë atij. Ishte vetë Leoni XIV ai që të dielën njoftoi publikisht se do t’i nënshtrohej operacionit. Ai e bëri këtë nga ballkoni në Sheshin e Shën Pjetrit, pas bekimit tradicional të Engjëllit të Zotit (Angelus).

Papa kishte shpjeguar se nyja, ose masa e zbuluar në mushkëri, ishte e kufizuar dhe ishte identifikuar në një fazë shumë të hershme, por mjekët i kishin rekomanduar heqjen e saj. Ndërhyrja u krye nga ekipi i kirurgjisë torakale i spitalit Gemelli. Agjenda e Papës është liruar deri më 20 tetor, në mënyrë që ai të ketë kohë për t’u rikuperuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com