Nesër mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

0%

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë nesër mbledhje. Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje janë paraparë për shqyrtim dhjetë pika, të cilat përfshijnë projektligje, propozim-vendime dhe kërkesa të ndryshme të institucioneve publike.

Ndër çështjet që do të shqyrtohen janë Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, si dhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026–2028.

Po ashtu, ministrat do të shqyrtojnë ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, si dhe propozim-vendimet për autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë. Screenshot Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com