Kosova i kërkon SHBA-së rikthim të dialogut strategjik e përkrahje

0%

Kosova i ka kërkuar SHBA-së që të riktheje dialogun strategjik me të si dhe përkrahje për anëtarësim në NATO. Këto kërkesa liderët e institucioneve i kanë bërë në takimet që i kanë zhvilluar me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët të hënën kanë qëndruar për vizitë në Kosovë.

Në takim më seantorët, presidentja Justina Shiroka-Pula, ka potencuar nevojën për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në dhe ka thënë se synimi parësor i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO. “Presidentja ka potencuar nevojën e rikthimit të menjëhershëm të Dialogut Strategjik si instrument thelbësor për thellimin e partneritetit strategjik dhe për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

Presidentja ka nënvizuar se synim parësor i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO ”, thuhet në njoftimin e Presidencës për takimin. Ndërkohë që kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga Shaheen dhe Durbin ka kërkuar përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për shndërrimin e bazës ushtarake amerikane Bondsteel-it në bazë të përhershme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, por shqetësuese janë veprimet e deklaratat kërcënuese të Serbisë, përfshirë këtu mbrojtja e hapur dhe e ndërsjellë midis ish-presidentit autoritar Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit terrorist Milan Radoiçiq ”, ka shkruar Kurti në Facebook. SHBA-ja e ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën më 12 shtator të vitit 2025.

Ambasada amerikane në Prishtinë njoftoi se ky vendim ishte marrë për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë ndaj institucioneve serbe që funksiononin në Kosovë. Sipas Ambasadës këto veprime kishin rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë dhe kishin kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com