Ekskluzive | Policia ndal BMW-në te Rrethi i Viktorisë – shoferit i

0%

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar më 12 tetor në Prishtinë, pasi Policia ka ndaluar një veturë BMW te Rrethi i Viktorisë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , gjatë kontrollit të shoferit, Alban Ajeti, është gjetur një sasi e dyshuar narkotike. Ndërkohë, në ulësen e shoferit është gjetur edhe një cigare e dyshuar me marihuanë.

Substanca e sekuestruar është peshuar dhe ka rezultuar në 4.61 gramë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”, ndërsa Ajeti është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com