Insekte të rralla tropikale ekspozohen në Kopshtin e Fluturave në

0%

Insektet e thara, habitat natyror i të cilëve janë rajonet ekuatoriale, të ekspozuara në klasën e edukimit në Kopshtin Tropikal të Fluturave në Konya, kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve.

Kopshti Tropikal i Fluturave në Konya, me një sipërfaqe fluturimi prej 2 mijë metrash katrorë, ofron kushte të veçanta temperature dhe lagështie dhe u siguron habitat natyror 195 llojeve të bimëve dhe më shumë se 60 llojeve të fluturave.

Në klasën e edukimit të kopshtit ndodhen seksionet “Klasifikimi i Fluturave” dhe “Fshati i Insekteve”, ku ekspozohen edhe ekzemplarë të rralla të fluturave dhe insekteve. Biologia e Kopshtit Tropikal të Fluturave, Pinar Temel, tha për Anadolu se kopshti nuk është vetëm shtëpi e fluturave, por përmban edhe ekzemplarë të gjallesave tropikale, shkruan telegrafi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke theksuar se bimët, insektet dhe fluturat janë elemente të rëndësishme të kopshtit, Temel tha: “ Insektet që ndodhen në seksionin tonë të muzeut i përkasin grupeve të insekteve që jetojnë në rajonet ekuatoriale dhe tropikale dhe, kur vini këtu, mund t’i shihni të gjitha këto insekte së bashku me ekzemplarët e tyre realë të tharë “. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com