Situatë kaotike në fundin e sfidës, Spaleti përplaset me Pisakanen!

0%

Dueli mes Kaljarit dhe Juventusit u mbyll me tension mes dy trajnerëve Pisakane dhe Spaleti. Gjithçka ndodhi në momentin që trajnerët shkuan për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit. Ishte Pisakane ai që shtrëngoi nga krahu Spaletin, i cili iu përgjigj “dhëmb për dhëmb”, kolegut të tij. U desh ndërhyrja e pjestërëve të tjerë të stafit që situata mos të agravonte.

Të dy trajnerët u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari, duke humbur kështu ndeshjet e radhës. Me shumë gjasa do të jenë edhe subjekt i Komisionit të Disiplinës.

Burimi: Bota Sot