Më , Kombëtarja e Shqipërisë shënoi një fitore historike ndaj Serbisë, duke triumfuar me rezultat 0:1 në Leskoc, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Heroi i asaj mbrëmjeje ishte sulmuesi Rey Manaj, i cili shënoi golin vendimtar në fund të pjesës së parë, duke ndezur festën në mesin e shqiptarëve gjithandej trojeve shqiptare.
Pas golit, Manaj festoi duke bërë shqiponjën me duar, një moment që u kthye në simbol të asaj fitoreje. Kjo skenë është përjetësuar edhe në një grafit në Mitrovicë, ku krahas festimit të sulmuesit është shënuar edhe data historike , si kujtim i triumfit të kuqezinjve në tokën serbe. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
