Ekskluzive | Klima, agregate e kabllo zhduken nga prona në Lipjan –

0%

Një rast vjedhjeje që dyshohet se kishte ndodhur rreth dy muaj më parë është zbardhur në fshatin Ribar i Vogël të Lipjanit, ku nga një pronë ishin marrë kabllo rryme, pjesë sanitare, agregate dhe klima. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 11 tetor, rreth orës , Policia është njoftuar për rastin dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pronari, N.

J, ka deklaruar se rreth dy muaj më parë nga prona e tij ishin zhdukur disa kabllo rryme, pjesë sanitare, agregate dhe klima. Pas veprimeve operative, Policia ka arritur ta identifikojë dhe ndalojë Arben Jashanicën, po ashtu nga fshati Ribar i Vogël. I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe, sipas informatave të rastit, gjatë intervistimit ka pranuar se kishte vjedhur disa kabllo.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit po vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com