PDK shënon 27-vjetorin e themelimit

0%

Sot, 27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). PDK-ja u themelua më nga udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shumica prej të cilëve më parë ishin aktivistë dhe drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Fillimisht, partia u themelua me emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, ndërsa më vonë mori emrin që mban edhe sot, Partia Demokratike e Kosovës.

Në qeverisjen e Kosovës, PDK-ja u përfshi pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Më , Bajram Rexhepi nga kjo parti u zgjodh kryeministër, detyrë të cilën e mbajti deri në dhjetor të vitit 2004.

Hashim Thaçi ishte në krye të PDK-së deri në vitin 2016, kur, pas marrjes së detyrës së presidentit të Kosovës, drejtimi i partisë iu besua Kadri Veselit, i cili më pas u zgjodh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës. Pas Veselit, partinë e drejtuan Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktualisht, kryetar i PDK-së është Bedri Hamza, i cili u zgjodh në këtë post më , pas dorëheqjes së Memli Krasniqit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com