Shumë njerëz e lidhin vizitën te mjeku vetëm me dhimbjen, simptomat e dukshme apo përkeqësimin e gjendjes shëndetësore. Por sipas onkologut Arben Bislimi, ky është një mendim i gabuar, sidomos kur flitet për sëmundjet malinje dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.
Për këtë temë, Bislimi ka folur gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë” i mbështetur nga dhe ku u diskutua për kancerin, parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimet e sotme. I pyetur për njerëzit që shpesh thonë “jam shumë mirë, nuk kam asgjë, pse të kontrollohem?”, onkologu tha se kjo lidhet me nivelin e edukatës shëndetësore në një shoqëri.
“Kjo është pjesë e edukatës shëndetësore që e ka një popull, një vend”, tha Bislimi. Sipas tij, nuk duhet pritur gjithmonë dhimbja apo simptoma për t’u drejtuar te mjeku. “A duhet ta dëgjojmë gjithmonë dhimbjen dhe a duhet gjithmonë të orientohemi vetëm në bazë të dhimbjes ose simptomave për ndihmën e mjekut? Mendoj se jo”, u shpreh ai.
Bislimi theksoi se në mjekësi ekzistojnë rregulla të skriningut dhe depistimit, që kanë për qëllim identifikimin e hershëm të sëmundjeve, edhe para se ato të japin shenja të qarta. Të neglizhosh një ndryshim të pazakontë në trup sot është e pafalshme?
Sqaron onkologu Arben Bislimi “Janë disa rregulla të skriningut, të depistimit, domethënë të identifikimit të hershëm të eventualisht të sëmundjes”, tha ai. Si shembull, ai përmendi meshkujt mbi moshën 50-vjeçare, për të cilët rekomandohet analiza PSA, një analizë rutinore e gjakut që mund të japë informata të rëndësishme për mundësinë e zhvillimit të kancerit të prostatës.
“Te meshkujt e moshës mesatare mbi 50 vjeç rekomandohet një PSA, një analizë rutinore gjaku, e cila mund të japë informata shumë të mira për fillin ndoshta të një kanceri të prostatës eventual në zhvillim e sipër”, tha Bislimi. Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
