Sot bëhen 27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një prej subjekteve kryesore politike në vend. PDK-ja u themelua më , ndërsa kryetari i parë i saj ishte Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës. Thaçi e drejtoi këtë subjekt politik deri në vitin 2016, kur dha dorëheqje nga funksionet partiake pas zgjedhjes president të Kosovës.
Pas tij, drejtimin e PDK-së e mori Kadri Veseli, i cili qëndroi në këtë pozitë deri në nëntor 2020. Më pas, Enver Hoxhaj ushtroi detyrën e kryetarit deri në korrik 2021, kur në krye të partisë u zgjodh Memli Krasniqi. Aktualisht, PDK-ja drejtohet nga Bedri Hamza, i cili u zgjodh kryetar më , pas dorëheqjes së Krasniqit.
PDK-ja u bë pjesë e qeverisjes së Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Bajram Rexhepi, nga radhët e kësaj partie, u zgjodh kryeministër më dhe e mbajti këtë post deri në dhjetor 2004. Pas zgjedhjeve parlamentare të 17 nëntorit 2007, PDK-ja doli forca e parë politike në vend. Në vitin 2008, Hashim Thaçi mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, PDK-ja u rendit si forca e dytë politike në vend, duke siguruar 20.19 për qind të votave dhe 22 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
