Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Paneli i Gjykatës së Apelit ka miratuar pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes për zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimeve për apel kundër Aktgjykimit. “Më , Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes për zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimeve për apel kundër Aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Sipas njoftimit, Paneli miratoi të njëjtën zgjatje afati edhe për ZPS-në dhe caktoi datën për dorëzimin e njoftimeve për apel nga ekipet e Mbrojtjes dhe nga ZPS-ja. Në një vendim tjetër, Paneli i Apelit miratoi modalitetet për pjesëmarrjen e viktimave në procesin e apelit.
“Paneli i Apelit miratoi modalitetet për pjesëmarrjen e viktimave në procesin e apelit, në të cilin vendosi që të zbatohet një praktikë e ngjashme me atë që u zbatua gjatë gjykimit në shkallë të parë, me përshtatjet e nevojshme”, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
