Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori. Talenti i Barcelonës shkëlqeu sërish me fanellën e Spanjës, duke thyer disa rekorde dhe duke konfirmuar statusin e tij si një prej talenteve më të spikatura të futbollit evropian.
Yamal shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër në fitoren bindëse 4-1 të Spanjës ndaj Kroacisë të martën mbrëma në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, në kuadër të ndeshjes së dytë të Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve. Sipas statistikave të Stats du Foot , kjo ishte hera e parë në karrierën e tij që Yamal realizoi dhe asistoi në të njëjtën ndeshje me fanellën e kombëtares spanjolle.
Lamine Yamal est impliqué dans 18 buts lors de ses 8 derniers matchs en club et sélection (11 réalisations, 7 assists). Lamine Yamal a été buteur et passeur décisif lors d’un match avec l’Espagne pour la 1ère fois de sa carrière. #ESPCRO — Stats Foot (@Statsdufoot) September 29, 2026 Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga Mister Chip , 19-vjeçari u bë lojtari më i ri në historinë e Spanjës që shënon të paktën dy gola dhe regjistron një asistim në një ndeshje.
Ai e arriti këtë në moshën 19 vjeç e 78 ditë. Raul renditet pas tij, pasi e kishte arritur të njëjtën statistikë në moshën 21 vjeç e 273 ditë. Sipas Stats du Foot , Yamal u bë gjithashtu lojtari më i ri evropian që arrin kuotën e 10 golave me kombëtaren A që nga danezi Harald Nielsen, i cili e kishte arritur këtë shifër më , në moshën 18 vjeç e 10 muaj.
Se va Lamine Yamal que es el jugador más joven con 2+ goles y 1+ asistencia en un mismo partido en TODA la historia de la selección española: Lamine Yamal lo ha hecho con 19 años y 78 días Raúl lo hizo con 21 años y 273 días Etxeberria lo hizo también con 21 años y 273 días pic.twitter.com/biDZGOdsjv — MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) September 29, 2026 Por statistikat e yllit të Barcelonës nuk përfundojnë këtu.
I njëjti medium francez vëren se Yamal ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 18 gola në tetë ndeshjet e tij të fundit me klubin dhe kombëtaren, me 11 gola dhe shtatë asistime. Yamal kryeson gjithashtu renditjen e lojtarëve me kontributet më të shumta në gola në Ligën e Kombeve deri më tani, pasi ka marrë pjesë drejtpërdrejt në katër gola./ Telegrafi
