Vrasja e dyfishtë në Gjilan, përfundon operimi i të plagosurit –

0%

Ka përfunduar operacioni i Mazllum Bogujevcit, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Livoç të Gjilanit, ku sot ndodhi vrasja e dyfishtë. Gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë, por stabile.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se pas ekzaminimeve mjekësore, pacienti i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike. Sipas Sylës, trajtimi është kryer nga ekipet kujdestare të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.

“Është përfunduar ndërhyrja kirurgjike, gjendja e pacientit e rëndë, por stabile. Vazhdon trajtimin”, ka njoftuar Syla. I plagosuri me armë zjarri në Gjilan në gjendje të rëndë, dërgohet në sallën operative Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com