Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës në Ferizaj, ku një veturë ka goditur një 12-vjeçar që ishte duke lëvizur me trotinet. Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Njësia e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për detaje të tjera pritet të ketë njoftime në vijim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
