Uzuni: Për Kombëtaren sakrifikoj dhe luaj në çdo pozicion

0%

Myrto Uzuni shënoi golin e dytë, në fitoren 3-0 ndaj San Marinos. Uzuni theksoi se e ka eksperiencën që të luajë në çdo pozicion që i kërkohet. “Gjithmonë jam sakrifikuar në Kombëtare. Të gjithë e dinë që pozicioni im është në të majtë të sulmit. Në Kombëtare jam gati të sakrifikoj çdo gjë vetëm që të jem në fushë. Sinës i uroj sa më shumë ndeshje në Kombëtare.

Është lojtar i ri dhe me premisa për të ecur përpara. Për Kombëtaren jam gjithmonë aty ku ka nevojë. Kam eksperiencën e duhur për të luajtur në çdo pozicion. E vetmja gjë që më bën të lumtur është që të jem në fushë. Mirënjohës për të gjithë mbështetësit. I falënderoj të gjithë për mbështetjen. Tifozët janë lojtari ynë i 12-të. Me ta shkojmë shumë lart” , deklaroi Uzuni.

Burimi: Bota Sot