Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti me Iranin do të përfundojë shumë shpejt, ndërsa ka parashikuar edhe rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës. Trump i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi në Uashington, D.C., ku ishte i pranishëm për prezantimin e një platforme të re federale të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (AI).
Gjatë fjalimit, presidenti amerikan tha se Irani po dështon “shumë rëndë” në planin e brendshëm dhe ekonomik. Duke folur për çështjen bërthamore, Trump përsëriti qëndrimin e tij se Republika Islamike e Iranit “nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”. “ Kjo do të marrë fund shumë shpejt.
Ata nuk do të kenë armë bërthamore dhe çmimet e naftës do të bien ndjeshëm, fiks ashtu siç ishin para se të më duhej të bëja atë vizitë të vogël në Republikën Islamike të Iranit ”, u shpreh Trump. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
