Tragjedi në familjen e Chad Lowe, ndërron jetë vajza e tij 13-vjeçare

0%

Një tragjedi në familjen e aktorit dhe regjisorit Chad Lowe. Vajza e tij 13-vjeçare, Fiona Hepler Lowe, ka ndërruar jetë, njoftuan prindërit e saj përmes një deklarate të publikuar nga revista People.

“Jemi thellësisht të shkatërruar nga humbja e të dashurës sonë Fiona”, u shprehën Chad Lowe dhe bashkëshortja e tij, Kim Painter, duke e përshkruar vajzën e tyre si një fëmijë të dashur, inteligjent dhe krijues, që e adhuronte kërcimin. “Motrat e saj e adhuronin dhe prindërit e saj e donin thellësisht”, thuhet më tej në deklaratë.

Familja e përshkroi Fionën si “dritën e jetës sonë” dhe kërkoi respektimin e privatësisë së tyre në këtë periudhë të vështirë. Në deklaratë, familja gjithashtu iu referua linjës amerikane të mbështetjes për shëndetin mendor 988, pa dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e vdekjes së 13-vjeçares. Fiona kishte lindur më dhe ishte vajza e dytë e familjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Chad Lowe dhe Kim Painter u martuan në vitin 2019 dhe kanë edhe dy vajza të tjera, Mabel, 17 vjeçe, dhe Nixie, 10 vjeçe.

Burimi: Bota Sot