Sot mblidhen pesë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës

0%

Pesë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje sot. Sipas kalendarit zyrtar të Kuvendit, aktivitetet nisin në orën me mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Në rend dite është miratimi i rendit të ditës, shqyrtimi dhe miratimi i fushëveprimit të komisionit, si dhe pika “Të ndryshme”. Në orën do të mblidhen dy komisione.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të shqyrtojë fushëveprimin e tij, ndërsa Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të shqyrtojë dhe miratojë fushëveprimin e komisionit. Po në orën është paraparë mbledhja e Komisionit për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini, ku në rend dite janë miratimi i rendit të ditës, shqyrtimi dhe miratimi i fushëveprimit të komisionit dhe pika “Të ndryshme”.

Ndërkaq, në orën do të mblidhet Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport. Edhe ky komision do të shqyrtojë fushëveprimin e tij, krahas miratimit të rendit të ditës dhe pikës “Të ndryshme”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com