​Sot hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë Kosovë – EFTA

0%

Nga dita e sotme, , hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Islandës, Norvegjisë dhe Lihtenshtajnit, raporton KosovaPress. Me rastin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë, sot do të niset edhe pakoja e parë drejt tregut EFTA, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, nga ora .

Në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, janë përcaktuar edhe procedurat për dëshmitë e origjinës dhe deklarimin doganor të mallrave që plotësojnë kushtet për trajtim preferencial. Marrëdhënia midis Asociacionit Evropian të tregtisë së Lirë EFTA, i cili është themeluar në vitin 1960 dhe Kosovës, bazohet në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë.

Negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë midis katër vendeve anëtare të EFTA-s dhe Kosovës nisën në qershor të vitit 2022. Raundet e negociatave u përmbyllën me sukses në shtator 2024, ndërsa më u nënshkrua edhe zyrtarisht marrëveshja, e cila synon liberalizimin e shkëmbimit ekonomik dhe vendosjen e rregullave afatgjata të qëndrueshme tregtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fushat kryesore përfshijnë heqjen e barrierave tarifore dhe lehtësimin e tregtisë për produktet industriale dhe bujqësore të përpunuara, thjeshtimin e rregullave teknike, sanitare dhe fitosanitare për të reduktuar pengesat në kufij, mbrojtjen e mjedisit dhe dispozita në përputhje me standardet e OBT-së.

EFTA ka një nga rrjetet më të gjera të marrëveshjeve të tregtisë së lirë në botë, duke mbuluar mbi 40 shtete jashtë kufijve të saj, përfshirë edhe marrëveshjen me Kosovën.

Burimi: Bota Sot