Si erdhi eliminimi më i hidhur në histori?

0%

Omani ka kaluar në gjysmëfinalen e “Arabian Gulf Cup”, vetëm pasi mposhti Irakun përmes një shorti të rrallë. Kjo sepse të dyja përfaqësueset e mbyllën grupin me pikë të barabarta, golavarazh të barabartë, rezultat të njëjtë në përballjet direkte, numër të njëjtë golash të shënuar dhe numër të njëjtë kartonësh. Shorti ishte i nevojshëm dhe nga ku rezulton se Omani ka kaluar më tej.

Interesant është fakti se numri i kartonëve u barazua vetëm pasi një lojtar i Omanit shënoi dhe hoqi fanellën. Kartoni në fund bëri që të nevojitej shorti dramatik. Rregullorja përcaktonte shortin dhe vazo që u hap tregoi emrin e Omanit. Lajmi është bërë viral, duke qenë se nuk merrej parasysh renditja e FIFA-s apo nëse duhej bërë një ndeshje tjetër e drejtpërdrejt.

Omani e mbylli kështu mbi Irakun, edhe pse të dyja skuadrat ishin me 4 pikë pas Arabisë Saudite. Sfidat ishin të vlefshme pikërisht për Grupin A në “Gulf Cup”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot