Shpërndaje në: Christa Pike, e dënuar me vdekje në Tenesi, është dërguar në spital pasi zemra e saj vazhdonte të rrihte pas dy injeksioneve vdekjeprurëse gjatë ekzekutimit, sipas avokatit të saj. Ekipi i saj ligjor ka paraqitur një kërkesë urgjente për të ndalur ekzekutimin e vrasëses ndërsa ai po kryhej, duke deklaruar se“Znj.
Pike ka humbur ndjenjat, por zemra i rreh ende dhe ajo gërhet”. Një nga avokatët e saj i ka thënë BBC-së se Pike, 50 vjeçe, po i nënshtrohej “masave për shpëtimin e jetës” në spital, pasi i ishin administruar dy shiringa me pentobarbital. Pike është dënuar me vdekje në vitin 1996 për vrasjen e 19-vjeçares, Colleen Slemmer.
Pike ishte 18 vjeçe kur ajo dhe i dashuri i saj i asaj kohe, Tadaryl Shipp, rrahën, torturuan dhe vranë 19-vjeçaren Slemmer, me të cilën ishin njohur në një kamp trajnimi profesional për adoleshentë me probleme. Nëna e Slemmer, May Martinez, ka thënë se donte që ekzekutimi të kryhej.
Ajo ka deklaruar për Associated Press të shtunën se “Sa herë që mendoj për këtë, mendoj për Colleen që ndjente atë dhimbje dhe përpiqej të ngrihej e të ikte me vrap”. Tentativa për ekzekutimin e saj është kryer në institucionin e sigurisë maksimale “Riverbend” në Nashville, rreth orës të mërkurën, me kohën lokale.
Edhe Showbiz 8 sht 2026 Prindërit e Celeste Rivas Hernandezit kërkojnë dënimin me vdekje për D4vd Pike ka marrë dy doza pentobarbitali dhe perdja në dhomën e dëshmitarëve ishte mbyllur dy herë, raporton Associated Press. Në një moment, mediave u është kërkua të largoheshin, ka njoftuar agjencia e lajmeve.
Ekipi ligjor i Pike-ut ka deklaruar për gazetën “The Tennessean” se “Sonte, shteti i Tenesisë dështoi sërish të kryente një ekzekutim të ligjshëm”.
