SHBA-ja tërhiqet nga GRECO, organizata ndërkombëtare kundër

0%

Administrata e presidentit Donald Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO), një organ i Këshillit të Evropës që monitoron respektimin e standardeve kundër korrupsionit. Këshilli i Evropës njoftoi se SHBA-ja e ka informuar zyrtarisht për vendimin e saj për t’u larguar nga organizata.

Sipas të dhënave të publikuara, vetëm dy shtete të tjera janë larguar më parë nga GRECO – Rusia dhe Bjellorusia. Një zyrtar amerikan konfirmoi se njoftimi për tërheqjen ishte dorëzuar të hënën. Departamenti amerikan i Shtetit pritet të japë më shumë detaje rreth vendimit, raporton abc . SHBA-ja ishte pjesë e GRECO-s që nga viti 2000.

Këshilli i Evropës tha se Uashingtoni ka qenë një kontribuues i rëndësishëm në punën e organizatës dhe në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

GRECO, megjithatë, tha se mbetet i hapur për bashkëpunim me SHBA-në në të ardhmen, veçanërisht në përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, forcimin e integritetit dhe respektimin e sundimit të ligjit. Tërheqja nga GRECO vjen në kuadër të një serie vendimesh të administratës Trump për reduktimin e angazhimit të SHBA-së në organizata ndërkombëtare dhe shumëpalëshe.

Uashingtoni ka argumentuar se disa prej këtyre organizatave tejkalojnë mandatet e tyre, janë joefikase ose nuk përshtaten me politikat amerikane. Në janar, SHBA-ja u tërhoq edhe nga Komisioni i Venecias, organ këshillues i Këshillit të Evropës për çështjet kushtetuese.

Më herët, administrata Trump kishte njoftuar gjithashtu tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. GRECO u themelua në vitin 1999 nga Këshilli i Evropës dhe anëtarësimi në të nuk është i kufizuar vetëm për vendet e Bashkimit Evropian. SHBA-ja iu bashkua organizatës në vitin 2000.

Burimi: Telegrafi