Sedloski: Nuk heq dorë nga rruga që kemi nisur

0%

Maqedonia mbeti pa pikë dhe pa gol pas ndeshjes së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Në ndeshjen jashtë fushe në “Stozice” skuadra u dorëzua në pjesën e dytë, pësoi dy gola të lehtë dhe u kthye në Shkup me një tjetër dështim.

Pas ndeshjes, trajneri Goce Sedloski përmblodhi përshtypjet e tij për ndeshjen e luajtur nga skuadra e tij në Lubjanë dhe theksoi: “Para së gjithash, dua ta përgëzoj Slloveninë për fitoren. Sa i përket skuadrës sime, lojtarët e mi dhanë gjithçka sot. Së dyti, nuk do ta ndal këtë proces që e nisa duke e rigjallëruar skuadrën me disa lojtarë.

Djemtë që patën shansin e tyre të parë në një ndeshje si kjo sot lanë zemrat e tyre në fushë. Një humbje dhemb si një humbje, por ne nuk shënuam gol, krijuam shumë raste dhe duhet t’i lavdëroj djemtë. Ata janë të zhgënjyer dhe unë gjithashtu, por pas tre ditësh kemi një ndeshje tjetër dhe duhet të përgatitemi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E di që është e vështirë, por do ta vazhdojmë këtë proces ripëtrirje që kemi filluar”, tha Sedloski dhe shtoi: Sigurisht, po mendojmë dhe po punojmë për finalen, por nuk është e lehtë të luash kundër skuadrave të forta, këto nuk janë Luksemburgu dhe Gjibraltari.

Duke filluar nga sulmi, Omeragic, pastaj Gastarov, Mladenovski, Melici, të kënaqur, na duhet durim, por golat do të vijnë, e di që dhemb, e di që lojtarët janë të dëshpëruar, por me punë dhe me lojë ofensive, mund të vazhdojmë të shpresojmë për lojëra më të mira.”, përfundoi trajneri.

Shansi tjetër i Maqedonisë për pikën e parë do të jetë Skocia, në një ndeshje që do të luhet të shtunën në Arenën “Todor Proeski”.

Burimi: Bota Sot